PABARAZI NË FUSHËN E PUNËSIMIT NË ORGANET SHTETËRORE

         Sipas regjistrimeve të fundit të popullsisë së Malit të Zi (2003) , shqiptarët përbëjnë  rreth 7% të pupullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.        Por si do shihet nga të dhënat e mëposhtme të Mbrojtësit të të  Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Ombudsmani) të vitit 2008, përveç Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, në ministritë e tjera, shqiptarët nuk janë të përfaqësuar fare ose janë të përfaqësuar në mënyrë simbolike:   Përqindja e shqiptarëve të punësuar në organet shtetërore: Ministria e Kulturës, Sportit dhe Medias           0% Ministria e Arsimit                               0% Ministria e Mbrojtjes                              0.49% Në Ushtrinë e Malit të Zi                          0.18% Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Perkujdesjes Sociale                             0.96% Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor                                   2.08% Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Dhe Ekonomisë Ujore 2.19%                Do të thotë ,se shqiptarët janë të përfaqësuar(punësuar) në shtatë Ministri,  mesatarisht me  1.18 % .      Në vitin 1999, Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Pjesëtarëve të Grupeve Nacionale dhe Etnike, publikon informatën (më të plotë)  lidhur me përfaqësimin e pjesëtarëve të popujve pakicë në organet dhe organizatat e qeverisjes shtetërore.Sipas kësaj informate shqiptarët ishin të përfaqësuar në atë kohë në organet e lartpërmendura, me 1.21% .       Nëse krahasojmë këto të dhëna,të cilat kanë një distancë kohore rreth një dekadë,atëherë mund të përfundojmë se në dhjetëvjeçarin e fundit, jo vetëm që nuk ka ndryshuar situata në favor të shqiptarëve, por ka pasur kthim prapa  ne aspektin e punësimit të shqiptarëve në strukturat shtetërore në Mal të Zi. Edhe në faqen zyrtare në internet të qeverisë së Malit të Zi,( www.gov.me)  ku është e publikuar përbërja e ministrive ,nga rreth 110 të punësuar në kabinetet e 17 ministrive ,duke përfshirë edhe shefat e kabineteve ,numri i pjësëtarëve të kombësisë shqiptare mund të numrohen në gishtat e njerës dorë.         Shihet qartë që pushtetit të Malit të Zi nuk i intereson inkuadrimi i shqiptarëve në mekanizmat drejtuese apo administruese të institucioneve shtetërore.          Rëndësia e përfaqësimit proporcional të popujve pakicë në administratën shtetërore, theksohet shumë qartë në raportin e Ombudsmani-it të vitit 2008 (në po të njëjtin raport ku publikohen të dhënat statistikore lidhur me përfaqësimin proporcional). Në këtë raport ne mes tjerash ,thuhet që “ përfaqësimi proporcional i pakicave në organet e administratës shtetërore dhe në organet e shërbimeve publike dhe të administaratës së qeverisjes lokale,  është faktori më i rëndësishëm për realizimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Mal të Zi…”       Se si disa nga ligjet në Mal të Zi shkruhen vetëm për qëllime të konsumimit politik (sidomos atij të jashtëm) dëshmon edhe aprovimi i Ligjit për Mbrotjen e të Drejtave dhe Liritë e Pakicave në vitin 2006 .Neni 25 i këtij ligji i cili bën fjalë për përfaqësimin e pakicave në organet shtetërore thotë:       “ Pakicat kanë të drejtë që të përfaqësohen në mënyrë proporcionale në organet e shërbimeve  publike, në organet e qeverisjes shtetërore dhe lokale.  Lidhur me përfaqësimin e pjesëtarëve të pakicave , duke iu referuar alinese 1 të këtij neni, përkujdesen organet kompetente që janë përgjegjës për çështjet kadrovike,  në bashkpunim me këshillat e pakicave”.         Kanë kaluar katër vite nga aprovimi i ligjit të lartëpërmendur dhe gjthnjë nuk kemi përmirësim të çështjes në fjalë. Vetvehtiu imponohet pyetja se pse qeveria dhe parlamenti i Malit të Zi nuk i zbaton ligjet që vet i ka aprovuar!? Dhe çfarë dobije ka ndaj një akti ligjor, nëse ai (pra ligji) nuk realizohet në praktikë!?          Përgjigjen e shohim vetëm në ate që e cekëm edhe më lartë, se ligje të tilla shërbejnë si farsë para opinionit ndërkombetar dhe se qëllimi  primar i Malit të Zi është që të paraqitet para bashkësisë europiane si shtet cili e ka legjislacionin mbi përfaqësimin proporcional të pjesëtarëve të popujve pakicë, në përputhje dhe pajtim me normat dhe standardet europiane për të drejtat e pakicave në fjalë,duke përfshirë edhe shqiptarët.         Prandaj është me rëndësi që bashkësia europiane t’a vleresojë arritjen e plotësimit të standardeve lidhur me të drejtat e popujve pakicë në Mal të Zi, jo në bazë të ligjeve formale  por në bazë të asaj se në ç’farë mase dhe niveli behet  implementimi i tyre ne praktikë.           Xh. Zeneli  Artikulli është pjesë e librit tim "DIASPORA DHE VENDLINDJA" -  ( Artikuj, intervista dhe dëshmi për çështjen shqiptare në Mal të Zi) , botuar në vitin2011                                                                                                                              

Comments

Popular posts from this blog

FJALA E SHIRLY CLOYES DIOGUARDI NË PROMOVIMIN E LIBRIT "DIASPORA DHE VENDLIDJA"

A RESPONSE TO XHELADIN ZENELI'S BOOK "DIASPORA DHE VENDLINDJA"