Posts

Showing posts from April, 2013

ASNJËRI KANDIDAT, NUK MERITON VOTËN E SHQIPTARËVE !

 ( Vështrim lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi )          Të Dielën e ardhshme, me 7 Prill 2013 do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Dy kandidatët kryesorë në këtë garë janë, kandidati i partisë në pushtet (PDS),Filip Vujanoviq i cili konsiderohet  dora e djathtë e kryeministrit të Malit të Zi,Millo Gjukanoviq dhe kandidati i dytë është  Miodrag Lekiq i cili në  zgjedhjet e kaluara ishte kandidat i Frontit Demokratik dhe që kësaj rradhe do të paraqitet si kandidat i pavarur,por që njëkohësisht ka përkrahjen e partisë më të madhe opozitare, të Partisë Popullore Socialiste  (SNP).          Derisa në njërën anë z. Lekiq shihet si kandidat me orientime  pro serbe dhe si i tillë vështirë se do të mbledh votat e shqiptarëve,në anën tjetër  z. Vujanoviq (me ndihmën e partisë  në pushtet) shpenzoi shuma të mëdha financiare në fushatën parazgjedhore ,duke përfshirë fushatën edhe në  trevat shqiptare.Gjatë kësaj fushate ai u mundua që të portretizojë  vetëveht