Posts

Showing posts from November, 2012

LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI

       Libri " KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE  TË SHKOLLËS FILLORE NË GJUHËN  SHQIPE NË MAL TË ZI" i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj  arsimimit shqip në Mal të Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu,autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t'ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikë asimiluese dhe sllavizuese.                   Flamuri nuk e zgjodhi rastēsisht  trajtimin e kēsaj teme tē cilēn fillimisht ishte tema e tij e magjistraturēs,por duke punuar si pedagog nē shkollēn fillore nē Katērkollē (Anē tē Malit) ,tekstet mēsimore tê nxēnêsve shqiptarē u bēn preokupimi dhe brengosja e tij kryesore.Duke parē drejtëpërsëdrejti dhe duke qenē dēshmitarē okularē i