Posts

Showing posts from March, 2012

REALIZIMI I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE , SI KUSHT I ANËTARËSIMIT TË MALIT TË ZI NË BE

                                          Mali i Zi ,momentalisht ka statusin kandidat në BE,çka do të thotë se ky shtet është në fazën mbikëqyrëse  në aspektin e përmbushjes së kriterijumeve të parashtruara nga BE , si kusht për anëtarësim në asocionin e njohur europian.Nëse  vjen deri te realizimi i këtyre kriterijumeve, atëherë  pritet që në muajin qershor të këtij viti , Mali i Zi të jetë anëtarë me të drejta të plota i Bashkimit Europian. Janë shtatë kriterijume  që kërkohen nga Brukseli dhe cilët në përgjithësi kanë të bëjnë me korrupcionin, shtetin ligjor, lirinë e shtypit etj., por për çudi, asnjë nga këto kriterijume nuk ka të bëjnë  me të drejtat e shqiptarëve!?           Tashmë  janë të njohura çështjet  e pazgjidhura të shqiptarëve në Mal të Zi dhe medeomos duhen që këto çështje t'i komunikohen Brukselit,jo në emër të ndonjë subjekti  politik të vetëm,por në emër të të gjithë shqiptarëve ne Mal të Zi ,(këtu është fjala për subjektet politike shqiptare në opozitë, org

A RESPONSE TO XHELADIN ZENELI'S BOOK "DIASPORA DHE VENDLINDJA"

Dear Friends, Last month Joe DioGuardi and I were invited by Xheladin Zeneli to be part of a panel discussing the publication of his book, Diaspora dhe Vendlindja. ZeneIi was the first Albanian elected to the Montenegrin Parliament after the collapse of communism in 1990, only to resign a year later because of Montenegro’s discriminatory policies against Albanians. In 2003, Zeneli participated in the first Congressional delegation to Albanian lands in Montenegro led by Tom Lantos under the auspices of the Albanian American Civic League. The release of his book gives us an opportunity to revisit the plight of Albanians in Montenegro and the history of the diaspora in responding to it.  ----------------------------------------------------------------------- Speech by Shirley Cloyes DioGuardi, Balkan Affairs Adviser November 5, 2011, the Bronx, New York It is a pleasure to be here tonight, and I want to thank Xheladin Zeneli for taking the time to write his book, Diaspora

FJALA E SHIRLY CLOYES DIOGUARDI NË PROMOVIMIN E LIBRIT "DIASPORA DHE VENDLIDJA"

KA DOKUMENTUAR RACIZMIN ANTISHQIPTAR NË MAL TË ZI DHE SHTYPJEN E SHQIPTARËVE Te nderuar miq, Muajin qe shkoi Joe DioGuardi dhe une u ftuam nga Xheladin Zeneli per te marre pjese ne ceremonine e promovimit dhe diskutimit te librit te tij, Diaspora dhe Vendlindja. Zeneli ishte shqiptari i pare i zgjedhur deputet ne Parlamentin e Malit te Zi pas kolapsit te komunizmit me 1990, pozite nga e cila kishte dhene doreheqje vetem nje vit me vone per shkak te politikave diskriminuese malaziase kundrejte shqiptareve. Ne vitin 2003, Zeneli mori pjese ne delegacionin e pare kongresional amerikan ne tokat shqiptare ne Mal te Zi te udhehequr nga Tom Lantos nen patronatin e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Publikimi i librit te tij na e jep nje mundesi te mire per te rishikuar kerkesat e shqiptareve ne Mal te Zi si dhe historine e pergjigjes se diaspores ndaj ketyre kerkesave. Bashkangjitur po ju percjelle komentet e mia ne lidhje me kete. --------------------------------------------------------

PABARAZI NË FUSHËN E PUNËSIMIT NË ORGANET SHTETËRORE

         Sipas regjistrimeve të fundit të popullsisë së Malit të Zi (2003) , shqiptarët përbëjnë  rreth 7% të pupullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.        Por si do shihet nga të dhënat e mëposhtme të Mbrojtësit të të  Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Ombudsmani) të vitit 2008, përveç Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, në ministritë e tjera, shqiptarët nuk janë të përfaqësuar fare ose janë të përfaqësuar në mënyrë simbolike:   Përqindja e shqiptarëve të punësuar në organet shtetërore: Ministria e Kulturës, Sportit dhe Medias           0% Ministria e Arsimit                               0% Ministria e Mbrojtjes                              0.49% Në Ushtrinë e Malit të Zi                          0.18% Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Perkujdesjes Sociale                             0.96% Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor                                   2.08% Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Dhe Ekonomisë

 VAZHDON MOHIMI I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan për të Drejtat e Njeriut  në Mal të Zi ,për vitin 2010                                  Në fillim të muajit Prill të këtij viti, u publikua raporti vjetor i Departamentit të Shtetit Amerikan për të drejtat e njeriut në Mal të Zi për vitin e kaluar.       Një ndër vërejtjet kryesore dhe serioze në këtëj raporti, poashtu si edhe në raportet e mëparshme ,vazhdimisht theksohet shkalla e lartë e korrupcionit të zyrtarëve shtetror si dhe niveli i ultë i transparencës së qeverisë  në Mal të Zi. “Ligji siguron ndëshkime penale për korrupsionin zyrtar, megjithatë, qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive, kurse zyrtarët kohë pas kohe janë të angazhuar në praktika të korruptuara, pa u ndëshkuar. Perceptimi i sektorit publik si të korruptuar, veçanërisht degët ekzekutive dhe gjyqësore, është shumë i përhapur. Vëzhguesit vërejtën që korrupsioni ishte më i dukshëm në fushën e planifikimit hapësinor, gjyqësor, doganat, policia, qeveria lokale, ku

Shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të krahasohen me malazezët në Kosovë

Reagim ndaj një deklarate  tendencioze e ministrit të punëve të jashtme të Malit të Zi Para pak kohësh, në Prishtinë u zhvillua takimi i ministrit të Jashtëm dhe Integrimeve Europiane të Malit të Zi, Millan Roqen  me ministin e punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Siç raporton e përjavshmja në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha Javore” ( e datës 2 qershor 2011) , në mes tjerash,temë e bisedimeve të tyre ishte edhe “rregullimi i statusit të bashkësisë nacionale malazeze në Kosovë”. Me këtë rast ministri Roqen deklaroj: “ Në të vertetë do të dëshironim që pjesëtarët e bashkësisë malazeze të kenë atë respektim dhe mbrojtje çfarë e kanë shqiptarët në Mal të Zi dhe që pjesëtarët e bashkësisë malazeze t’a përjetojnë Kosovën si shtet të vetin , siç veprojnë shqiptarët në Mal të Zi”. Kjo deklaratë ministrit malazez mund të kuptohet si tentim që  të krahasohen  shqiptarët në Mal të Zi me pakicën malazeze në Kosovë,dhe si e tillë është e pavend,e gabuar dhe e papranueshme , për disa ar

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, POPULL I RREZIKUAR !

                      Nga pjesa e popullit shqiptar që mbet jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës dhe që sot gjinden brenda kufijve të shteteve te ish-Jugosllavisë, (Serbi,IRJM, dhe Mali i Zi), duket se shqiptarët në Mal të Zi janë më të rrezikuar. Derisa  shqiptarët në Maqedoni janë fuqi demografike dhe ekonomike,e që shpesh herë do të thotë edhe fuqi politike dhe ky faktor i pozicionon ata më mirë në arritjen dhe realizimin e statusit të popullit shtetformues. Kurse shqiptarët në Luginën e Preshevës (Kosova Lindore), përkundër faktit që edhe ata janë të diskriminuar dhe gjithashtu të rrezikuar, kanë një qëllim,dhe një strategji të perbashkët e cila është –bashkimi me Kosovën.          Shqiptarët në Mal të Zi,numerikisht më të vogël , gjeografikisht të shpërndarë dhe politikisht të ndarë, sot janë në pozitë të disfavorshme.Kur them politikisht të ndarë, mendoj në faktin se edhe përkundër ekzistencës të disa platformave politike të disa partive nacionale shqiptare, megj

     KA ARDHUR KOHA E RADIKALIZIMIT TË  ÇËSHTJES SHQIPTARE NË MAL TË ZI

                                   Përfundoj edhe një vit i cili sa i përket realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, mund të karaktarizohet ashtu si edhe vitet e mëparshme, pra një vit i stagnimit  dhe degradimit të të drejtave të tyre qytetare, njerëzore  dhe kombëtare.          Edhe përkundër faktit se partitë nacionale shqiptare rimuarën pushtetin në nivel lokal në komunën Ulqinit, në komunën  vetme të plotë me shumicë shqiptare në Mal të Zi,megjithate, shqiptarët në Mal të Zi, në përgjithësi, kanë pësuar një kthim mrapa sa u përket zgjidhjes së të drejtave të tyre nacionale.           Progresi i arritur i të drejtave të shqiptarëve ,jo vetëm në vitin e fundit që sapo përfundoj, por edhe gjatë dy dekadave të pluralizmit politik, mund të përshkruhet me thënien e njohur filozofike “Një hap përpara,dy mrapa”!         Sa për ilustrim, po  përmendim vetëm disa ligje të fundit që janë aprovuar nga qeveria apo kuvendi i Malit të Zi e që dëshmojnë për injorimin dhe mohimin t

            SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK KANË PËRKRAHJEN E  DUHUR TË SHTETIT TË TYRE AMË

              Realizimi i aspiratave të një pjese të popullit që jeton jashtë  trungut të vet kombëtar,kërkon edhe angazhimin e shtetit amë!          Me 25 Janar të këtij viti kryeministri shqiptar z.Sali Berisha vizitoj Malin e Zi, me ç'rast zhvilloj takime me zyrtarët e Podgoricës.por gjithashtu ai u takua edhe me përfaqësuesit e shqiptarëve në Tuz dhe në Ulqin.        Shqiptarët në Mal të Zi, pritën shumë nga vizita e kryeministrit Berisha, në aspektin e paraqitjes së problemeve të tyre pranë autoriteteve malazeze dhe  shfrytëzimin e të drejtës legjitime që shteti amë posedon,në këte rast Shqipëria ,lidhur me  interesimin për të drejtat kombëtare të asaj  pjese të popullit të vet që jetojnë jashtë atdheut,respektivisht për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.Pra, vizita e kryeministrit shqiptar Malit të Zi ishte një  mundësi e veçantë që me këte rast të shqyrtohet pozita apo statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, apo më kokretisht që z Berisha të