Posts

Showing posts from December, 2012

BASHKËQEVERISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

          Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi të datës 14 Tetor të këtij viti, subjektet shqiptare që fituan nga një mandat ishin, Koalicioni “Për Bashkim” (i cili përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare – Tuz dhe Lëvizja Perspektiva) dhe "Koalicioni Shqiptar” (i cili përbëhet nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare).          Pak ditë pas zgjedhjeve, me 30 Tetor 2012 dy Kualicionet shqiptare,bashkë me Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Kroate ,në kuadër të partive të pakicave,nënshkruan Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare me Kualicionin "Mali i Zi Europian" të Millo Gjukanoviqit, çka do të thotë se arritën marrëveshjen për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm.         Në disa mandate të mëparshëme, partner i qeverisë nga rradhët e partive politike shqiptare ishte Unioni Demokratik i Shqiptarëve.         Me këtë rast,sikurse n'a imponohet pyetja se a është bashkëqeverisja domosdos

ÇËSHTJA E PAZGJIDHUR E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

   (  Fjalim në mbledhjen me temë: " Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja mbarë kombëtare")          Zonja e zotërinj,  vëllezër e motra,          Me lejoni që të përshëndes të gjithë të pranishmit , posaçërisht përshëndes të mysafirët e nderuar nga atdheu: zonjën Teuta  Kamberi - Llalla, ish ushtare e UÇK-së si dhe profesor Sazan Papraniku.            Kurse organizatorët i këtij tubimi, i përgëzoj për inicijativën e tyre  dhe  i falenderoj që më  mundsuan t'ju drejtohem pjesëmarrësve lidhur me çështjet që preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi.           Të flitet për komponentin historik té shqiptarëve në Mal të Zi , d.m.th. për Kongresët  apo Traktatët  famëkeqe të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, që pëçanë trungun shqiptar, nevojiten orë të tëra.           Megjithate, unë do të mundohem që me  pak fjalë t'ju përshkruaj sfidat e sotme të shqiptarëve  ë Mal të Zi, sfida këto që në një mënyrë apo tjetër janë karakteristikë