Posts

Showing posts from July, 2012

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

Në zgjedhjet e ardhshme,vetëm me frontin  e përbashkët të subjekteve politike shqiptare mund të arrihet rezultati i dëshiruar për shqiptarët         Me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ,të cilat janë të  parashikuara të mbahen  në vjeshtë të këtij viti, është   paralajmëruar formimi i të  ashtuquajturit "front i  përbashët demokratik " i  partive opozitare në Mal të Zi.Me këte rast,siç u njoftua nga mediumet,disa nga subjektet politike shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e inkuadrimit të tyre dhe mbështetjen për këte inicijativë të opozitës malazeze.Gjithashtu ,inicijativa në fjalë  ka ndikuar në ndarjen e qëndrimeve në mesin e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare  në aspektin  e përkrahjes apo mospërkrahjes së tyre ndaj Frontit të lartëpërmendur. Inicijativa të ngjajshme të ndërmarra nga opozita ka pasur edhe në të kaluarën dhe shpeshëherë elementi shqiptar është shfrytëzuar për "larje hesapesh" në mes atyre që dëshirojn