Posts

Showing posts from August, 2012

SHQIPTARÉT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTAR

                                       Për nderë  të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,viti 2012 si vit jubilar,është shpallur vit i manifestimeve të ndryshme që po organizohen ,pothuajse në   të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.           Mirpo, një pjesë e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë, respektivisht shqiptarët në Mal të Zi, po iu privohet e drejta e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar falë Ligjit të ashtuquajtur  për rendin dhe qetësinë ,aprovuar kohë më parë nga Parlamenti i Malit të Zi, më saktsisht me 23 dhjetor të vitit 2011.           A ishte  koinçidencë që Ligji në fjalë u aprovua në prag të vitit jubilar për shqiptarët, apo ishte akt i paramenduar me qëllim që të prishet festa e madhe për këte pjesë  të popullit shqiptar (pra,për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi) duke ndaluar pérdorimin e simbolit të tyre kombëtar!? Rikujtojmë lexuesit se diçka e ngjajshme ndodhi edhe në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë,pr