Posts

Showing posts from June, 2012

MALI I I ZI UDHËHEQ POLITIKË KUSHTËZUESE NDAJ KOSOVËS

                Hapja e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë ,si kusht i realizimit të të drejtave të pakicës malazeze në shtetin e tyre fqinj!       Lajmi i hapjes së Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë u mirëprit dhe u përshëndet nga një pjesë e  faktorit politik shqiptar ,megjithate,  nëse e analizojmë rrjedhjen e ngjarjeve që kulminoi me paralajmërimin e hapjes së Ambasadës në Prishtinë,do të konkludojmë se veprimi i fundit i Qeverisë së Malit të Zi, nuk është thjeshtë i nxitur nga motivi i përforcimint të marrëdhënieve diplomatike me shtetin e tyre fqinj, por është veprim me interes dhe prapavijë politike.          Mali i Zi e njeh pavarësinë e Kosovës në Tetor të vitit 2008 , kurse marredhëniet diplomatike u vendosën  në Janar të vitit 2010.  Mirpo, në fund të vitit 2010, kryetari i Malit të Zi., Filip Vujanoviq ka refuzuar të nënshkruaj aktin e shkëmbimit  të ambasadorëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës derisa t'i njihet statusi i pakicës , bashkësisë malaze