Posts

Showing posts from January, 2015

22 NËNTOR 1880- ATËHERË KUR ULQINI U MBROJT ME LUFTË

                        ( Me rastin e përvjetorit të betejës në Anë të Malit ) Ana e Malit ( Komuna e Ulqinit), ashtu si edhe shumë vendbanime të tjera shqiptare,me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) si dhe asaj të Parisit (1919) u ndanë padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre amë-Shqipërisë dhe iu bashkangjiten Malit të Zi. Që nga viti 1880 kur Ulqini iu bashkangjit Malit të Zi,kundër vullnetit dhe dëshirës së popullit të tij,janë bërë përpjekje të shumta , duke përfshirë edhe rezistencë të armatosur, nga ana e popullit shqiptar për ndalimin e aneksimit të këtij territori shqiptar nga ana e Malit të Zi, aneksim ky i cili do të realizohet më vonë me ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës dhe të perandorisë së atëhershme osmane. Moment vendimtar dhe i rëndësishëm historik që pat për qëllim ruajtjen e integritetit territorial të vendbanimeve shqiptare dhe ,padyshim që ishte themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , me 10 Qe