Posts

Showing posts from February, 2013

KOMUNA E MALËSISË,LOJË POLITIKE E PODGORICËS

              Çështja e Komunës së Tuzit (Malësisë) është pjesë e programit,pothuajse e të  gjithë subjekteve politike shqiptare dhe të disa organizatave joqeveritare  dhe njëkohësisht është një ndër kërkesat e tyre kryesore.Gjithashtu,kjo çështje ka qenë temë e diskutimeve të niveleve të ndryshme,temë e disa elaborateve e projekteve, si dhe shkak i  protestave paqësore.          Kurse, që nga viti 1997 e deri më sot,së paku pesë herë është premtuar jetësimi i Komunës së Tuzit me të drejta të plota nga ana e qeveritarëve malazez  ,por deri më sot asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur.Poashtu,kërkesa e Komunës së Tuzit shpeshëherë ka qenë objekt negocimi në mes partisë në pushtet dhe faktorit politik shqiptar. Gjatë fushatave të ndryshme parazgjedhore ,në të kaluarën,zyrtarët e partisë në pushtet,duke përfshirë edhe kryetarin Millo Gjukanoviq, kanë vizituar trevën e Malësisë vetëm me një qëllim : që duke premtuar realizimin e komunës,të mbledhin vota  për Partinë Demokratike Soc