Posts

Showing posts from April, 2014

MALI I ZI, INTEGRIMET EUROPIANE DHE PROTESTAT E SHQIPTARËVE

           Pothuajse gjithë faktorët relevant ahqiptar,si politik dhe jo politik, janë në pajtueshmëri të plotë me faktin se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon gjithënjë të jetë e pavolitshme.Mjafton vetëm që t'ju hidhet një sy programeve të subjekteve politike shqiptare dhe të vërtetoheni në listën e tyre të gjatë të kërkesave dhe çështjeve të pazgjidhura të shqiptarëve.            Gjithashtu,gjatë 23-vjeçarit të fundit jemi dëshmitarë të bashkëqeverisjes dhe marrëveshjeve të shumta në mes subjekteve të caktuara politike shqiptare dhe partisë që udhëheq me pushtetin qendror, por pa rezulltate apo me rrezulltate të kufizuara.Njëkohësisht jemi dëshmitarë të premtimeve të vazhdueshme ,nga ana e qeverisë së Malit të Zi dhe kryeministrit Gjukanoviq kur janë në pyetje realizimi i të drejtave të shqiptarëve,premtime këto që kanë mbetur të zbrazta. Gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur projekte ,elaborate të ndryshme, reagime,propozime të amandamenteve ligjore nga ana e përfaqësuesve