Posts

Showing posts from July, 2015

ÇDO NDRYSHIM I KUFIRIT, NË DËM TË KOSOVËS, I PAPRANUESHËM !

   ( Lidhur me demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi )   Debati lidhur mbi çështjen e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, muar një kahje e cila nuk mund të përshkruhet ndryshe përveç si qesharake, atëherë kur përfaqësuesit e opozitës politike në Mal të Zi, javën e kaluar, kërkuan  që " kufiri i Malit të Zi dhe i Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi" ( !?). Kësai deklarate,më vonë iu bashkangjit edhe metropoliti i Kishës Ordodokse Serbe ( KOS), në Mal të Zi, Amfiloje Radoviq, tashmë i njohur me qendrimet dhe veprimet e tija shoveniste dhe antishqiptare. Një kërkesë e tillë,pra kërkesa e kthimit të kufijëve të Malit të Zi të vitit 1913, aq sa është  qesharake,njëkohësisht është edhe ofenduese për shqiptarët . Çështja e demarkacionit të kufijëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës ( apo çdo temë e cila përfshinë përcaktimin e kufijëve), është një çështje shumë e