Posts

Showing posts from March, 2014

MALI I ZI- SHTET SHUMËNACIONAL,ME KUSHTETETUTË NACIONALE !

                     Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga aprovimi i kushtetutës së Malit të Zi ( 19 tetor 2007), megjithate, ajo gjithënjë vazhdon që edhe sot të jetë një kushtetutë e kontestuar nga popujt e tjerë jo malazez që jetojnë në këtë shtet. Përfaqësuesit e shqiptarëve (  deputetët e atëhershëm shqiptarë)  e bojkotuan aprovimin e aktit më të  lartë juridik,në shenjë mospajtimi me dispozitat e tij ligjore,kurse boshnjakët dhe myslimanët kërkuan ndryshimin e himnit dhe simboleve shtetërore të cilat potencojnë kryesisht qënien dhe identitetin malazez.Pra, një shtet me përbërje etnike shumënacionale,miratoi një kushtetutë  nacionale.            Regjistrimet  e fundit të popullsisë në Mal të Zi ( e vitit 2011)), që ishin regjistrimet e para në këte shtet të ri e të pavarur ,dëshmuan përsëri,se Mali i Zi është shtet shumënacional dhe asnjë nga popujt që jetojnë në këtë shtet nuk ka shumicën absolute duke përfshirë edhe vet popullin shtet-formues, pra popullin malazez, të c

E sikur të kishim një protestë në Shqipëri me moton: " Gjukanoviq,hiq duart nga vëllezërit e mij"!

          Jo vetëm që respektoi të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore por edhe e inkurajoi,sepse në çdo shoqëri demokratike protesta është një mënyrë e shpalljes së pakënaqësisë qytetare.       Gjatë dekadës së fundit,jemi dëshmitarë të disa protestave të organizuara në Shqipëri,zakonisht të asaj force politike e cila gjindet në opozitë.        Sot me 20 Shkurt 2014 në Tiranë,në kryqytetin shqiptar u organizua protestë me moton "Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi’,  e udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha dhe PD e cila tani është në opozitë në Shqipëri. Gjithashtu ,në të kaluarën deri sa ishte në opozitë PS me në krye Edi Ramën ,ishin këto që bënin protesta kundër qeverisë së atëhershme që udhëheqej nga Sali Berisha.      Me habit gatishmëria aq e shpejt që ne shqiptarët protestojmë kundër njeri tjetrit,por ngurrojmë dhe nuk protestojmë fare ndaj padrejtësive dhe diskriminimit që u bëhet asaj pjese të popullit shqiptar që pati fatin e hidhur që t