Posts

Showing posts from May, 2013

SHQIPTARËT E DIASPORËS , DUHET TË VETËREGJISTROHEN

Metodologjia e tanishme e regjistrimit të Entit Statistikor të Malit të Zi , nuk pasqyron numrin e vertetë të pjesëtarëve të diasporës      Tashmë është bërë e njohur për publikun lajmi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, i cili do të zhvillohet prej 1 deri me 15 prill të këtij viti.Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e organit kompetent (pra, Enti i Statistikës-Monstat)  i cili do të merret me realizimin e këtij projekti,i cili zakonisht realizohet rreth çdo dhjetë vitesh.     Sipas statistikave të fundit zyrtare (të vitit 2003) ,numri i shqiptarëve  në Mal të Zi është 47.682  banorë, nga ky numër në vend janë  31.163, kurse në botën e jashtme (diasporë) janë 16.519 qytetarë shqipatarë.Vetë shqiptarët,në përgjithësi i marrin me rezervë dhe dyshim të dhënat satatistikore për shqiptarët në Mal të Zi, sidomos numrin e shqiptarëve në botën e jashtme. Kur është fjala për numrin e shqiptarëve në Mal të Zi, pushteti i  Malit të Zi ka tentuar në të