Posts

Showing posts from November, 2013

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE NATALITETI

              ( Shqiptarët në Mal te Zi kanë natalitetin më të ultë ne krahasim me pjesët tjera  të popullit shqiptar ne Ballkan )         Sipas regjistrimeve zyrtare të vitit 2003 në Mal te Zi jetojnë 31,163 shqiptarë ose 5.03% e popullsisë së pergjithshme, pa llogaritur shqiptarët në  botën e jashtme.Kurse,sipas regjistrimeve te vitit 1991 në ketë republikë kishte 40,880 shqiptarë (6.64%).Do të thotë se për një periudhë 12 vjeçare kemi një rënie të popullsisë shqiptare në vend,prej 9,717 banorë ose zbritje prej 1.61%, në numrin e  popullsisë së përgjithshme në Malit te Zi.        S’ka dyshim qe rol primar në  rënien e përqindjes së numrit të shqiptareve në Mal te Zi ka luajtur emigrimi ,sidomos gjatë dekades së fundit te shekullit njëzet, për shkaqe tashme te njohura. Por emigrimi nuk ka qenë karakteristike e lëvizjeve demografike vetëm të kësaj pjese të  popullit shqiptar( pra e shqiptarëve në Mal të Zi), por ka qenë dukuri e gjithë popullit shqiptar në Ballkan.Siç dihet, ne f