Posts

Showing posts from September, 2012

PSE PARCIJALIZOHET ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAL TË ZI ?

               ( Një shkrim i vjetër , por me aktualitet të tanishëm)                Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në ngecjen e zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, ka qënë trajtimi në mënyrë të pjesëshme të kësaj çështjeje nga ana e subjekteve politike shqiptare. Megjithëse në fillim të viteve "90-të (pra, pas vendosjes së pluralizmit në Mal të Zi) pati tendenca për një zgjidhje të unifikuar të statusit të përgjithshëm të shqiptarëve në këtë republikë, me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të subjekteve politike shqiptare, këto tendenca jo vetëm që u zbehën, por sikurse ato u braktisën në tërësi. Është mangësi e pajustifikueshme që shqiptarët në Mal të Zi, ende deri më sot, nuk kanë një dokument të përbashkët të kërkesave të tyre.          Kur flitet për çështjen shqiptare në Mal të Zi, në terminologjinë e sotme të partive politike nacionale rrallë herë përdoren apo pothuajse janë zhdukur nga përdorimi fjalët, si psh, “autonomi territoriale”, “p