E sikur të kishim një protestë në Shqipëri me moton: " Gjukanoviq,hiq duart nga vëllezërit e mij"!

   


      Jo vetëm që respektoi të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore por edhe e inkurajoi,sepse në çdo shoqëri demokratike protesta është një mënyrë e shpalljes së pakënaqësisë qytetare.
      Gjatë dekadës së fundit,jemi dëshmitarë të disa protestave të organizuara në Shqipëri,zakonisht të asaj force politike e cila gjindet në opozitë.
       Sot me 20 Shkurt 2014 në Tiranë,në kryqytetin shqiptar u organizua protestë me moton "Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi’,  e udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha dhe PD e cila tani është në opozitë në Shqipëri. Gjithashtu ,në të kaluarën deri sa ishte në opozitë PS me në krye Edi Ramën ,ishin këto që bënin protesta kundër qeverisë së atëhershme që udhëheqej nga Sali Berisha.
     Me habit gatishmëria aq e shpejt që ne shqiptarët protestojmë kundër njeri tjetrit,por ngurrojmë dhe nuk protestojmë fare ndaj padrejtësive dhe diskriminimit që u bëhet asaj pjese të popullit shqiptar që pati fatin e hidhur që të jetojnë nën regjimet greko-sllavo-maqedonase.
      Nuk mbaj mend që në këto 10-15 vitet e fundit është organizuar ndonjë protestë masive nga Partia Demokratike apo Partia Socialiste në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të të vëllezërve të tyre në Çamëri, Mal të Zi, Maqedoni apo në Luginën e Preshevës.
       A thu do të shohim ndonjë protestë në të ardhmen në Shqipëri me moton :
" GJUKANOVIQ, HIQ DUART NGA VËLLEZËRIT E MIJ" apo
" DAÇIQ, JEPI TË DREJTAT QË U TAKOJNË SHIPTARËVE TË LUGINËS" apo
" GRUESKI, DO TË JEMI GITHËMONË ME VËLLEZËRIT TANË NË MAQEDONI" apo
"SAMARAS, N'A I KTHE PRONAT E ÇAMËRISË " !.



Xheladin Zeneli
20 Shkurt 2014

Comments

Popular posts from this blog

FJALA E SHIRLY CLOYES DIOGUARDI NË PROMOVIMIN E LIBRIT "DIASPORA DHE VENDLIDJA"

A RESPONSE TO XHELADIN ZENELI'S BOOK "DIASPORA DHE VENDLINDJA"