ÇDO NDRYSHIM I KUFIRIT, NË DËM TË KOSOVËS, I PAPRANUESHËM !

  

( Lidhur me demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi )  

Debati lidhur mbi çështjen e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, muar një kahje e cila nuk mund të përshkruhet ndryshe përveç si qesharake, atëherë kur përfaqësuesit e opozitës politike në Mal të Zi, javën e kaluar, kërkuan që " kufiri i Malit të Zi dhe i Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi" ( !?). Kësai deklarate,më vonë iu bashkangjit edhe metropoliti i Kishës Ordodokse Serbe ( KOS), në Mal të Zi, Amfiloje Radoviq, tashmë i njohur me qendrimet dhe veprimet e tija shoveniste dhe antishqiptare.
Një kërkesë e tillë,pra kërkesa e kthimit të kufijëve të Malit të Zi të vitit 1913, aq sa është  qesharake,njëkohësisht është edhe ofenduese për shqiptarët . Çështja e demarkacionit të kufijëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës ( apo çdo temë e cila përfshinë përcaktimin e kufijëve), është një çështje shumë e ndieshme për shqiptarët sepse ajo evokon të kaluarën e hidhur e cila ka të bëjë me  padrejtësit e njohura historike  ndaj shqiptarëve dhe ndaj trojeve të tyre etnike. 
Pala malazeze ( qoftë ajo pozitë apo opozitë), duhet ta kenë të qartë se çdo argument i demarkacionit apo ndryshimit të kufijëve në dëm të shqiptarëve, në këtë rast shtyrjen e kufirit brenda territorit të Kosovës, është argument i humbur për palën malazeze, si nga aspekti historik ,demografik si dhe nga aspekti politik.
Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit në vitin 1878 kishte  4,405 km² kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të Malit të Zi. Pjesa dërmuese e ekspanzionit territorial të Malit të Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare. Demarkacioni i atëhershëm i kufirit në mes Malit të Zi dhe Perandorisë Otomane u realizu nga Fuqitë e Mëdha dhe pa prezencën apo përfaqësimin e shqiptarëve,territoret e të cilëve u grabitën.Për këte fakt të pamohueshëm historik janë  të vetëdijshëm edhe vetë malazezët.
Pra, nëse duhet të bëhet demarkacioni i ri i kufijëve, ky demarkacion duhet të bëhet sipas kufijëve të para vitit 1878 , më saktësisht sipas kufijvë të vitit 1859        dhe JO  sipas vitit 1913, atëherë kur Mali i Zi veçse kishte aneksuar dhe grabitur pjesë të mëdha të territoreve shqiptare .Shtyrja e natyrshme e vijës kufitare do të duhej të realizohej brenda kufirit të Malit të Zi dhe jo brenda kufirit të Kosovës.
Andaj edhe  kërkesa e autoriteteve të tanishme malazeze për shtyrjen e kufirit të shtetit të tyre brenda kufirit të shtetit të sotëm të Kosovës duhet të jetë rrepësisht e papranueshme nga institucionet e Kosovës sepse në rend të parë është kundër interesave të Kosovës  dhe në veçanti kundër interesave të banorëve të zonave kufitare,të cilët ,kohë më parë shprehën haptas zërin e tyre protestues ndaj  demarkacionit të kësaj pjese të kufirit,të propozuar nga republika e Malit të Zi. 

Xheladin Zeneli
9 Korrik 2015
   

Comments

Popular posts from this blog

FJALA E SHIRLY CLOYES DIOGUARDI NË PROMOVIMIN E LIBRIT "DIASPORA DHE VENDLIDJA"

A RESPONSE TO XHELADIN ZENELI'S BOOK "DIASPORA DHE VENDLINDJA"