ÇËSHTJA E PAZGJIDHUR E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI



   (  Fjalim në mbledhjen me temë:
" Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja mbarë kombëtare")


         Zonja e zotërinj,  vëllezër e motra,

         Me lejoni që të përshëndes të gjithë të pranishmit , posaçërisht përshëndes të mysafirët e nderuar nga atdheu: zonjën Teuta  Kamberi - Llalla, ish ushtare e UÇK-së si dhe profesor Sazan Papraniku.
          Kurse organizatorët i këtij tubimi, i përgëzoj për inicijativën e tyre  dhe  i falenderoj që më  mundsuan t'ju drejtohem pjesëmarrësve lidhur me çështjet që preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi.

          Të flitet për komponentin historik té shqiptarëve në Mal të Zi , d.m.th. për Kongresët  apo Traktatët  famëkeqe të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, që pëçanë trungun shqiptar, nevojiten orë të tëra.
          Megjithate, unë do të mundohem që me  pak fjalë t'ju përshkruaj sfidat e sotme të shqiptarëve  ë Mal të Zi, sfida këto që në një mënyrë apo tjetër janë karakteristikë edhe për pjesët tjera të popullit shqiptar që jetojnë në trojet e veta etnike,si në Çamëri, në pjesën shqiptare të Maqedonisë apo në Iliridë, në Luginën e Preshevés apo në Kosovën Lindore.
          Shqiptarët në Mal të Zi e pritën rënien e sistemit monist me shpresë se sistemi pluralist apo sistemi i ashtuquajtur demokratik i miratuar në fillim të viteve '90-ta të shekullit të kaluar, do t'ju sjell përmirësimin e statusit të tyre kombëtar. Por jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë në këte pikëpamje,  përkundrazi, pozita e tyre u keqësua edhe më shumë.
           Sa për ilustrim, po  përmendim vetëm disa ligje të fundit që janë aprovuar nga qeveria apo kuvendi i Malit të Zi e që dëshmojnë për injorimin dhe mohimin total të të drejtave të  shqiptarëve në Mal të Zi si p.sh: 
        -  Aprovimi i projekt-ligjit mbi Rendin dhe Qetësin,përmes të cilit,në mes tjerash ndalohet përdorimi publik i simboleve tona kombëtare,respektivisht i flamurit tonë kombëtar;  
        -  Ligji për organizimin territorial si dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale me ç’rast trevës shqiptare të Malësisë vazhdon t’i  mohohet realizimi i komunës së plotë;
        -  Miratimi i Ligjit zgjedhor,  i cili nuk siguron më pesë vende të garantuara për zonat e veçanta ku shqiptarët janë shumicë dhe dëmton rëndë të drejtën e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve;
        -  Miratimi i Planit Hapësinor të Malit të Zi, i cili në rastin e Bjeshkëve të Nemura ,një  pjesë e komunës  së Plavës, shpallet "Park Nacional",pra shpallet pronë shtetërore çka do të thotë që një  pjesë e konsiderueshme e zonave të banuara me shqiptarë ,permes këtij ligji, de-fakto bëhet uzurpimi institucional i këtyre pronave nga ana e qeverisë malazeze. Si rrezulltat i kësaj, banorëve shqiptar të këtyre trevave, iu hiqet burimi kryesor i jetesës së tyre;
         -  Në regjistrimet e fundit të popullsisë në Mal të Zi, pjesëtarëve të diasporës shqiptare iu mohua deklarimi kombëtar dhe fetar i tyre çka do të thotë,faktikisht ata u përjashtuan nga ky regjistrim dhe s’ka dyshim se kjo u bë me prapavijë  të caktuar politike nga ana e qeverisë së Malit të Zi, me qëllim që shqiptarët të dalin më pak në numër. 

          Ju përkujtojmë se Ligjet diskriminuese të larpërmendura, nuk u miratuan gjatë monizmit ,apo gjatë viteve '90-ta të shekullit të kaluar,por u miratuan  gjatë 5-6 viteve të fundit, pra gjatë kohës së Malit të Zi si shtet i pavarur, pavarësi kjo që u arrit ekskluzivisht falë votave të shqiptarëve?!
           Shteti malazez , jo vetëm që diskriminon shqiptarët në baza ligjore, por ky po i njëjti shtet, kohë pas kohe, aplikon dhunë e terror ndaj tyre. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë, në Shtator të vitit 2006, pushteti malazez tregoi fytyrën e tij të vërtetë duke arrestuar dhe  torturuar në mënyrë brutale 18 shqiptarë nga Malësia me pretekstin e akuzës, tashmë të njohur për shqiptarë, "kryengritje armiqësore ndaj shtetit"!?Mirpo,fakti që aksioni famëkeq policor u realizua një ditë para zgjedhjeve lokale,tregon për qëllimin e vërtetë dhe prapavijën politike të pushtetit malazez.
          Rasti më i fundit i represionit dhe dhunës ndodhi ditën e Premte, pra me 31 Gusht 2012 në fëshatin Zenelaj, të Anës së Malit ,komuna e Ulqinit, me ç'rast 11 pjesëtarë të policisë speciale të Malit të Zi,( jo një ose dy, por 11 policë )pa kurrfarë paralajmërimi,bastisën shtëpinë e një të riu shqiptar vetëm e vetëm se ky i fundit i kishte ra në sy policisë me shitjen e ornamenteve të ndryshme kombëtare, siç janë simbolet tona kombëtare si dhe  skulptura të figurave dhe heronjve tanë kombëtar.Policia , jo vetëm që traumatizoi anëtarët e familjes së tij,por njëkohësisht ata edhe grabitën materialin dhe prodhimet e tia, prej të cilave ai fiton bukën e gojës.
         Këto akte dhune e terrori, do t'ju kishte lakmi edhe shteti i dikurshëm i Krajl Nikollës.
        Edhe sferat e tjera të jetës ,gjendja për shqiptarët nuk është e mirë si p.sh.në punësim, në ekonomi, në sferën e përfaqësimit proporcinal  të shqiptarëve në strukturat udhëheqëse të shtetit,
në arsimim,sidomos në plan-programet e shkollave në shqipe si dhe tekstet mësimore të gjuhës ,letërsisë she historisë.

           Bëhet pyetja se ç'bëhet me faktorin politik shqiptar?

         Faktori politik shqiptar është i tepër i shpërndarë .Sot numrohen rreth  10 subjekte politike, në formën e  partive , lëvizjeve apo inicijativave qytetare. Nëse pyet pjesëtarët e thjeshtë të shoqërisë shqiptare,do të merrēsh një përgjegje konsistente lidhur me faktin se si partitë politike ,kryesisht kanë për qëllim interesin e vet personal apo partiak dhe jo interesin e përgjithshëm kombëtar. Gjithashtu ,shumkush është dakord se ky numër i subjekteve politike është shumë i madh në krahasim me numrin e popullit shqiptar në  Mal të Zi. Aq më tepër kur mungon unifikimi i tyre apo mungon strategjia e përbashkët e veprimit. Janë bëre tentime në të kaluarën ,sodomos nga diaspora shqiptare në SHBA për unifikimin e faktorit politik shqiptar atje, por pa rezulltat.     
            
             Megjithate, sytë e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje dhe atdhe , janë të drejtuar nga ne, pra nga Diaspora Shqiptare.Shpresat e tyre për zgjidhjen e çështjeve madhore që preokupojnë shqipatrët kudo që jetojnë,  janë të orientuar përsëri nga ne. Kjo ndodh sepse diaspora shqiptare gjatë historisë së vet, me përkushtim dhe devotshmëri e ka kryer rolin dhe detyrën e vet ndaj atdheut.Por tani nuk është koha që të kujtojmë të kaluarën, por është koha që të veprojmë për të tanishmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar.
            Pra, kërkohet nga ne që edhe njëhërë,ashtu si edhe në të kaluarën ,të mobilizojmë forcat tona intelektuale, profesionale dhe organizative me qëllim të ndërgjegjësimit të çështjes tonë mbarëkombëtare.Unë mendoj  se diaspora e sotme është në gjendje dhe ka kapacitet  që të  sensibilizojë opinionin  e gjërë dhe njëkohësisht  të  lobojë pranë qendrave vendim- marrëse botërore për çéshtjen e papërfunduar shqiptare, respektivisht për bashkimin e trevave shqiptare në një shtet.
        Populli ynë , në mbarë hapësirën shqiptare në Ballkan, po mbahet peng e politikës jokompetente, korruptuese  dhe shkurtpamëse e klasës së vet  politike dhe pa një vizion të qartë apo një strategji afatgjate dhe mbarëkombëtare, po vihet në dyshim e ardhmja dhe prosperiteti i vertetë i popullit tonë.

        Po përjetojmë bashkimin shpirtëror të shqiptarëve dhe tashmë nuk është më dilemë se a do të ndodh edhe bashkimi i plotë i tyre,çështja është se kur do të ndodh. Diaspora Shqiptare është e gatshme,që edhe një heré të marrë rolin udhëheqës dhe historik ,kësaj rradhe për bashkimin  final dhe territorial të kombit.  Mledhjen e sotme unë e shoh  si hap i mbarë në këtë drejtim.

Ju falenderoj për vëmendjen,

Xheladin Zeneli

2 Shtator 2012 
Bronx, NY
     
      
              
       



        

Comments

Popular posts from this blog

FJALA E SHIRLY CLOYES DIOGUARDI NË PROMOVIMIN E LIBRIT "DIASPORA DHE VENDLIDJA"

A RESPONSE TO XHELADIN ZENELI'S BOOK "DIASPORA DHE VENDLINDJA"