VETËM BASHKIMI ME NËNËN SHQIPËRI, MUND T'I SHPËTOJË TROJET SHQIPTARE NËN MAL TË ZI !


( Fjalim në takimin e Prof. Dr. Koço Danaj me komunitetin shqiptar në New York)

Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra !
I nderuari z. Koço Danaj !

Unë , nuk jam këtu që t'ju flas për padrejtësitë historike që u bën ndaj popullit tonë siç ishin Kongresët apo Traktatët famëkeqe, të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, që pëçanë trungun shqiptar, sepse këto janë të njohura shumë mirë për të gjithë ne dhe pasojat e tyre e i ka aktualizuar, kush tjetër por prof. dr., Koço Danaj.
Sidoqoftë, unë jam këtu që të flas shkurtimisht për at pjesë të popullit shqiptar që jeton në trojet e veta autoktone me shekuj të tërë, por nën sundimin e Malit të Zi.
Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë pakicë kombëtare, grup etnik apo minoritarë siç mundohet ti përshkruaj pushteti zyrtar malazez, por fatkeqësisht edhe disa qeveritarë të Tiranës zyrtare. Shqiptarët nën Mal të Zi janë PJESË E NJË POPULLI TË NDARË. Dhe kjo ndasi nga trungu i shtetit të tyre amë -Shqipërisë ,iu ka kushtuar dhe po ju kushton shumë rëndë sepse sot ata janë të rrezikuar si qënie kombëtare . Them të rrezikuar sepse sot shihen shumë qartë pasojat
politikës së vazhdueshme dhe perfide të pushteteve të ndryshme jugosllavo-serbo-malazeze të asimilimit,ç'kombtarizimit dhe kolonizimit të trevave shqiptare nën Mal të Zi.
Megjithate,duke mos ju marrë shumë kohë, unë do të koncetrohem vetëm në periudhën e pas viteve "90-ta.
Shqiptarët në Mal të Zi e pritën rënien e sistemit monist me shpresë se sistemi pluralist apo sistemi i ashtuquajtur demokratik i miratuar në fillim të viteve '90-ta të shekullit të kaluar, do t'ju sjell përmirësimin e statusit të tyre kombëtar. Por jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë në këte pikëpamje, përkundrazi, shqiptarët gjatë kësaj periudhe pësuan degradim dhe këqësim të pozitës së tyre në Mal të Zi.
Sa për ilustrim, po përmendim vetëm disa ligje të fundit që janë aprovuar nga qeveria apo kuvendi i Malit të Zi e që dëshmojnë për injorimin dhe mohimin total të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si p.sh:
- Ligji për organizimin territorial si dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale me ç’rast trevës shqiptare të Malësisë vazhdon t’i mohohet realizimi i komunës së plotë kurse komunës së vetme me poppullsi shumicë shqiptare,pra Ulqinit , administrohet me kompetenca të kufizuara;
- Miratimi i Ligjit zgjedhor, i cili nuk siguron më pesë vende të garantuara për zonat e veçanta ku shqiptarët janë shumicë dhe dëmton rëndë të drejtën e përfaqësimit autokton dhe proporcional të shqiptarëve;
- Miratimi i Planit Hapësinor të Malit të Zi, i cili në rastin e Bjeshkëve të Nemura ,një pjesë e komunës së Plavës, shpallet "Park Nacional",pra shpallet pronë shtetërore . Në këtë mënyrë, një pjesë e konsiderueshme e zonave të banuara me shqiptarë ,permes këtij ligji, de-fakto bëhet uzurpimi institucional i këtyre pronave nga ana e qeverisë malazeze. Si rrezulltat i kësaj, banorëve shqiptar të këtyre trevave, iu hiqet burimi kryesor i jetesës së tyre;
- Me vendim të Kuvendit Komunal të Plavës, fshati,Martinaj synohet të kthehet në një deponi për grumbullimin e mbeturinave , dhe si i tillë me pasoja tepër dëmtuese për ambientin dhe shëndetin e banorëve të këtij fshati me popullsi shqiptare;
- Aprovimi i projekt-ligjit mbi Rendin dhe Qetësin,përmes të cilit,në mes tjerash ndalohet përdorimi publik i simboleve tona kombëtare,respektivisht i flamurit tonë kombëtar;
- Në regjistrimet e fundit të popullsisë në Mal të Zi të vitit 2011, pjesëtarëve të diasporës shqiptare iu mohua deklarimi kombëtar i tyre çka do të thotë,faktikisht ata u përjashtuan nga ky regjistrim dhe s’ka dyshim se kjo u bë me prapavijë të caktuar politike nga ana e qeverisë së Malit të Zi, me qëllim që shqiptarët të dalin më pak në numër.
Ju përkujtojmë se Ligjet diskriminuese të larpërmendura, nuk u miratuan gjatë monizmit ,apo gjatë viteve '90-ta të shekullit të kaluar,por u miratuan gjatë 5-6 viteve të fundit, pra gjatë kohës së Malit të Zi si shtet i pavarur, pavarësi kjo që u arrit falë votave të shqiptarëve,pra me votat e atyre që vazhdimisht trajtohen si qytetarë të rendit të dytë ?!
Shteti malazez , jo vetëm që diskriminon shqiptarët në baza ligjore, por ky po i njëjti shtet, kohë pas kohe, aplikon dhunë e terror ndaj tyre. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi, në Shtator të vitit 2006, pushteti malazez tregoi fytyrën e tij të vërtetë duke arrestuar , burgosur dhe torturuar në mënyrë brutale 18 shqiptarë nga Malësia me pretekstin e akuzës, tashmë të njohur për shqiptarë, "kryengritje armiqësore ndaj shtetit"!? Mirpo,fakti që aksioni famëkeq policor u realizua një ditë para zgjedhjeve lokale,tregon për qëllimin e vërtetë dhe prapavijën politike të pushtetit malazez.
Kohë më parë, më saktësisht me 25 Maj të këtij viti, forcat policore malazeze arrestuan 23 banorë shqiptarë të fshatit Martinajt të cilët protestuan në mënyrë paqësore dhe ushtruan të drejtën e tyre legjitime për mbrojtjen e pronave të veta.Në mesin e të arrestuarve edhe pleq mbi moshën 70-vjeçare.Këto akte dhune e terrori,do t'ju kishte lakmi edhe shteti i dikurshëm i Krajl Nikollës.
Dhuna dhe presioni ndaj shqiptarëve janë metoda të njohura të qarqeve sllavo-malazeze që ata kanë përdorur dhe vazhdimisht përdorin me qëlllim të zbrazjes, ç'popullimit dhe ndryshimit të strukturës kombëtare të vendbanimeve shqiptare në Mal të Zi.
Ju përkujtojmë se Plava dhe Gucia në vitin 1908 ishte 82.5% shqiptare, kurse në vitin1991 21.7% shqiptare.Rozhaja në të njëjtin vit ishte 86.5 % shqiptare, kurse në vitin 1991 , vetëm 3.8% shqiptare!?
Pasi që pushteti malazez ia arriti qëllimit në asimilimin dhe ndryshimin e strukturës kombëtare të Plavës,Gucisë e Rozhajës, sot në rendin e ditës, po i njëjti skenar është në realizim e sipër ndaj trevave të tjera shqiptare,veçanërisht ndaj Malësisë . Malësia para 20 viteve kishte 93% popullësi shqiptare,kurse sot vetëm 65% .Përsëri, kjo është si rezulltat i kolonizimit të vazhdueshëm të Malësisë me popullsi jo shqiptare ,me bekimin e qeverisë së Podgoricës.
Çfarë po ndodh me faktorin politik shqiptar në Mal të Zi ?
Gjendja e spektrit politik shqiptar, është e dëshpruar .Sot numrohen rreth 10 subjekte politike, në formën e partive , lëvizjeve apo inicijativave qytetare. Nëse pyet pjesëtarët e thjeshtë të shoqërisë shqiptare,do të merrēsh një përgjegje konsistente lidhur me faktin se si partitë politike ,kryesisht kanë për qëllim interesin e vet personal apo partiak dhe jo interesin e përgjithshëm kombëtar. Gjithashtu ,shumkush është dakord se ky numër i subjekteve politike është shumë i madh në krahasim me numrin e popullit shqiptar në Mal të Zi. Aq më tepër kur mungon unifikimi i tyre apo mungon strategjia e përbashkët e veprimit. Janë bëre tentime në të kaluarën ,sodomos nga diaspora shqiptare në SHBA për unifikimin e faktorit politik shqiptar atje, por pa rezulltat.
Por ajo çka është më e dëshpruar është fakti se si Tirana zyrtare ashtu si edhe Prishtina zyrtare nuk po e ngrisin zërin sa duhet në mbrojtje të vëllezërve dhe motrave të tyre nën Mal të Zi. Shtrohet pyetja se a mos vallë shqiptarët në Mal të Zi po sakrifikohen në emër të mosprishjes së "fqinjësisë së mirë" në mes Shqipërisë e Kosovës me Malin e Zi !?
Si përfundim:
Populli ynë , në mbarë hapësirën shqiptare në Ballkan, po mbahet peng e politikës jokompetente, korruptuese dhe shkurtpamëse e klasës së vet politike dhe pa një vizion të qartë apo një strategji afatgjate dhe mbarëkombëtare, po vihet në dyshim e ardhmja dhe prosperiteti i vertetë i popullit tonë.
Mendoi dhe besoi se Platforma për Shqipërinë Natyrale që drejtohet nga Prof. Dr. Koço Danaj , ofron vizion të qartë dhe zgjidhje të përhershme të çështjes shqiptare në Ballkan.
Gjithashtu mendoi se VETËM BASHKIMI ME NËNËN SHQIPËRI, MUND TI SHPËTOJË TROJET SHQIPTARE NËN MAL TË ZI dhe të gjithë trojet e tjera jashtë kufijve administartiv të Shqipërisë ,sepse derisa ne vazhdojmë të jemi të ndarë, gjithënjë do të realizohen politikat asimiluese dhe ç'kombtarizuese ndaj kësaj pjese të poppullit shqiptar.

Ju falenderoi për vëmendjen !
Xheladin Zeneli
1 Dhjetor 2013
Monro College
Bronx, NY

Comments

Popular posts from this blog

FJALA E SHIRLY CLOYES DIOGUARDI NË PROMOVIMIN E LIBRIT "DIASPORA DHE VENDLIDJA"

A RESPONSE TO XHELADIN ZENELI'S BOOK "DIASPORA DHE VENDLINDJA"