Posts

ÇDO NDRYSHIM I KUFIRIT, NË DËM TË KOSOVËS, I PAPRANUESHËM !

   ( Lidhur me demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi )   Debati lidhur mbi çështjen e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, muar një kahje e cila nuk mund të përshkruhet ndryshe përveç si qesharake, atëherë kur përfaqësuesit e opozitës politike në Mal të Zi, javën e kaluar, kërkuan  që " kufiri i Malit të Zi dhe i Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi" ( !?). Kësai deklarate,më vonë iu bashkangjit edhe metropoliti i Kishës Ordodokse Serbe ( KOS), në Mal të Zi, Amfiloje Radoviq, tashmë i njohur me qendrimet dhe veprimet e tija shoveniste dhe antishqiptare. Një kërkesë e tillë,pra kërkesa e kthimit të kufijëve të Malit të Zi të vitit 1913, aq sa është  qesharake,njëkohësisht është edhe ofenduese për shqiptarët . Çështja e demarkacionit të kufijëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës ( apo çdo temë e cila përfshinë përcaktimin e kufijëve), është një çështje shumë e

BE dhe politika e standardeve të kundërta ndaj shqiptarëve

       Traktati i Bashkimit Europian, respektivisht dispozitat e përgjithëshme që bëjnë fjalë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, neni 2, i saj  thotë: "Unioni ( Europian) është themeluar mbi vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve...".          Si  zbatohen në realitet vlerat demokratike,posaçërisht ajo  e barazisë në mes kombeve dhe kombësive të tjera në krahasim me pjesët e popullit shqiptar që jetojnë jashtë shteteve të tyre amë ( Shqipëria dhe Kosova) por në trojet e veta etnike brenda kufijvë administrativ të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, vlen që të flitet përmes gjuhës së fakteve.Dhe faktet dëshmojnë në favor të asaj se BE, përkatësisht strukturat e saja vendim-marrëse që janë përgjegjëse për imlementimin e politikës ndaj shteteve jo anëtare , udhëheqin  një politikë të standardeve të kundërt

Montenegro’s Council of Justice may force out its only ethnic-Albanian member

“Medenica doesn’t want Loro Makiqi in the Council of Justice”, says a headline in the website of Vijesti newspaper, on March 30th 2015. For those who don’t know him, Loro Makiqi is a popular and highly respected Albanian lawyer from the city of Ulcinj (Ulqin) in Montenegro. He was elected last year to the Council by a parliamentary vote. Vesna Medenica is the chairwoman of the Supreme Court in Montenegro who claims a conflict of interest about Maliqi’s private work as an attorney. The irony is that Medenica herself is wearing two hats: she chairs the very Council which should be monitoring the work of the courts, including the country’s Supreme Court. It is in this council that the clash with Maliqi is taking place. The issue of conflicts of interests is not to be taken lightly. The problem seems pervasive in the Western Balkans small republic, which is lobbying hard to join NATO and then the European Union. A report from an ad-hoc commission found last April that at least “129 p

Pse kërkohet largimi i të vetmit shqiptar nga Këshilli i Gjykatës së Malit të Zi ?

     Gazeta " Vijesti", në faqen e saj në internet, të datës 30 Mars 2015,publikon lajmin me titull " Medenica nuk dëshiron Loro Markiqin në Këshillin e Gjykatës" . Loro Markiqi është avokati i njohur dhe i respektuar shqiptar nga Ulqini i cili u zgjodh vitin e kaluar anëtar i Këshillit Gjygjësor të Malit të Zi nga  Kuvendi i kësai republike,kurse Vesna Medenica është kryetare e Gjygjit të Lartë ( Suprem) të Malit të Zi dhe kërkesën e vet për shkarkimin e avokatit Loro Markiqi e bazon me arsyetimin  e " konfliktit të interesit" të tij, pasi që ( sipas znj. Medenica) profesioni i avakaturës së z. Markiqi,kinëse qenka në kundërshtim me ushtrimin e pozitës së anëtarit të Këshillit Gjygjësor (!?). Për ironi të rastit,vetë  znj. Medenica njëkohësisht mban dy pozita: pozitën e kryetarës së Gjygjit Suprem dhe pozitën e anëtarës së Këshillit Gjygjësor të Malit të Zi dhe është interesant që kjo,  sipas standardeve malazeze,nuk kosiderohet " konflikt i intere

MALIT TË ZI NUK I INTERESON ZHVILLIMI I ULQINIT

                                         Një ndër qytetet më të bukura bregdetare, me popullsi shumicë shqiptare, që sot gjindet nën administrimin e pushtetit të Malit të Zi, pra Ulqini, edhe përkundër bukurisë dhe resurseve të pasura natyrore që posedon ky qytet,megjithate, sot rradhitet në një ndër komunat më të pazhvilluara dhe qyteti më i pazhvilluar bregdetar në këtë shtet. Ashtu si edhe vitet e mëparshme, edhe viti 2014 që sapo kaloi, nuk solli ndonjë ngjarje apo lajm të rëndësishëm cili do do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e jetës dhe standardit ekonomik të banorëve të kësaj komune.Në të vërtetë viti i ri 2015 filloi me një të dhënë shqetësuese për të punësuarit e Ulqinit, publikuar nga Monstat-i ( Enti i Statistikës së Malit të Zi) i cili raportoi pagat mesatare e të punësuarëve në komunat e Malit të Zi për vitin e kaluar,ku të punësuarit e komunës së Ulqinit, kishin pagat më të ulta në krahasim me komunat e tjera.        Deri më tani janë përpiluar disa master plan

22 NËNTOR 1880- ATËHERË KUR ULQINI U MBROJT ME LUFTË

                        ( Me rastin e përvjetorit të betejës në Anë të Malit ) Ana e Malit ( Komuna e Ulqinit), ashtu si edhe shumë vendbanime të tjera shqiptare,me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878), Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) si dhe asaj të Parisit (1919) u ndanë padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre amë-Shqipërisë dhe iu bashkangjiten Malit të Zi. Që nga viti 1880 kur Ulqini iu bashkangjit Malit të Zi,kundër vullnetit dhe dëshirës së popullit të tij,janë bërë përpjekje të shumta , duke përfshirë edhe rezistencë të armatosur, nga ana e popullit shqiptar për ndalimin e aneksimit të këtij territori shqiptar nga ana e Malit të Zi, aneksim ky i cili do të realizohet më vonë me ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës dhe të perandorisë së atëhershme osmane. Moment vendimtar dhe i rëndësishëm historik që pat për qëllim ruajtjen e integritetit territorial të vendbanimeve shqiptare dhe ,padyshim që ishte themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , me 10 Qe

MALI I ZI, INTEGRIMET EUROPIANE DHE PROTESTAT E SHQIPTARËVE

           Pothuajse gjithë faktorët relevant ahqiptar,si politik dhe jo politik, janë në pajtueshmëri të plotë me faktin se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon gjithënjë të jetë e pavolitshme.Mjafton vetëm që t'ju hidhet një sy programeve të subjekteve politike shqiptare dhe të vërtetoheni në listën e tyre të gjatë të kërkesave dhe çështjeve të pazgjidhura të shqiptarëve.            Gjithashtu,gjatë 23-vjeçarit të fundit jemi dëshmitarë të bashkëqeverisjes dhe marrëveshjeve të shumta në mes subjekteve të caktuara politike shqiptare dhe partisë që udhëheq me pushtetin qendror, por pa rezulltate apo me rrezulltate të kufizuara.Njëkohësisht jemi dëshmitarë të premtimeve të vazhdueshme ,nga ana e qeverisë së Malit të Zi dhe kryeministrit Gjukanoviq kur janë në pyetje realizimi i të drejtave të shqiptarëve,premtime këto që kanë mbetur të zbrazta. Gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur projekte ,elaborate të ndryshme, reagime,propozime të amandamenteve ligjore nga ana e përfaqësuesve