Posts

BASHKËQEVERISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

          Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi të datës 14 Tetor të këtij viti, subjektet shqiptare që fituan nga një mandat ishin, Koalicioni “Për Bashkim” (i cili përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare – Tuz dhe Lëvizja Perspektiva) dhe "Koalicioni Shqiptar” (i cili përbëhet nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare).          Pak ditë pas zgjedhjeve, me 30 Tetor 2012 dy Kualicionet shqiptare,bashkë me Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Kroate ,në kuadër të partive të pakicave,nënshkruan Marrëveshjen për formimin e shumicës parlamentare me Kualicionin "Mali i Zi Europian" të Millo Gjukanoviqit, çka do të thotë se arritën marrëveshjen për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm.         Në disa mandate të mëparshëme, partner i qeverisë nga rradhët e partive politike shqiptare ishte Unioni Demokratik i Shqiptarëve.         Me këtë...

ÇËSHTJA E PAZGJIDHUR E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

   (  Fjalim në mbledhjen me temë: " Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja mbarë kombëtare")          Zonja e zotërinj,  vëllezër e motra,          Me lejoni që të përshëndes të gjithë të pranishmit , posaçërisht përshëndes të mysafirët e nderuar nga atdheu: zonjën Teuta  Kamberi - Llalla, ish ushtare e UÇK-së si dhe profesor Sazan Papraniku.            Kurse organizatorët i këtij tubimi, i përgëzoj për inicijativën e tyre  dhe  i falenderoj që më  mundsuan t'ju drejtohem pjesëmarrësve lidhur me çështjet që preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi.           Të flitet për komponentin historik té shqiptarëve në Mal të Zi , d.m.th. për Kongresët  apo Traktatët  famëkeqe të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, që pëçanë trungun shqiptar, nevojiten orë të tëra.           ...

LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI

       Libri " KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE  TË SHKOLLËS FILLORE NË GJUHËN  SHQIPE NË MAL TË ZI" i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj  arsimimit shqip në Mal të Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu,autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t'ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikë asimiluese dhe sllavizuese.                   Flamuri nuk e zgjodhi rastēsisht  trajtimin e kēsaj teme tē cilēn fillimisht ishte tema e tij e magjistraturēs,por duke punuar si pedagog nē shkollēn fillore nē Katērkollē (Anē tē Malit) ,tekstet mēsimore tê nxēnêsve shqiptarē u bēn preokupimi dhe brengosj...

PSE PARCIJALIZOHET ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAL TË ZI ?

               ( Një shkrim i vjetër , por me aktualitet të tanishëm)                Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në ngecjen e zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, ka qënë trajtimi në mënyrë të pjesëshme të kësaj çështjeje nga ana e subjekteve politike shqiptare. Megjithëse në fillim të viteve "90-të (pra, pas vendosjes së pluralizmit në Mal të Zi) pati tendenca për një zgjidhje të unifikuar të statusit të përgjithshëm të shqiptarëve në këtë republikë, me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të subjekteve politike shqiptare, këto tendenca jo vetëm që u zbehën, por sikurse ato u braktisën në tërësi. Është mangësi e pajustifikueshme që shqiptarët në Mal të Zi, ende deri më sot, nuk kanë një dokument të përbashkët të kërkesave të tyre.          Kur flitet për çështjen shqiptare në Mal të Zi, në terminologjinë e sotme të partive politike nacionale rrallë...

SHQIPTARÉT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTAR

                                       Për nderë  të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,viti 2012 si vit jubilar,është shpallur vit i manifestimeve të ndryshme që po organizohen ,pothuajse në   të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.           Mirpo, një pjesë e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë, respektivisht shqiptarët në Mal të Zi, po iu privohet e drejta e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar falë Ligjit të ashtuquajtur  për rendin dhe qetësinë ,aprovuar kohë më parë nga Parlamenti i Malit të Zi, më saktsisht me 23 dhjetor të vitit 2011.           A ishte  koinçidencë që Ligji në fjalë u aprovua në prag të vitit jubilar për shqiptarët, apo ishte akt i paramenduar me qëllim që të prishet festa e madhe për këte pjesë  të popullit shqiptar (pra,për shqiptarët...

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

Në zgjedhjet e ardhshme,vetëm me frontin  e përbashkët të subjekteve politike shqiptare mund të arrihet rezultati i dëshiruar për shqiptarët         Me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ,të cilat janë të  parashikuara të mbahen  në vjeshtë të këtij viti, është   paralajmëruar formimi i të  ashtuquajturit "front i  përbashët demokratik " i  partive opozitare në Mal të Zi.Me këte rast,siç u njoftua nga mediumet,disa nga subjektet politike shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e inkuadrimit të tyre dhe mbështetjen për këte inicijativë të opozitës malazeze.Gjithashtu ,inicijativa në fjalë  ka ndikuar në ndarjen e qëndrimeve në mesin e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare  në aspektin  e përkrahjes apo mospërkrahjes së tyre ndaj Frontit të lartëpërmendur. Inicijativa të ngjajshme të ndërmarra nga opozita ka pasur edhe në të kaluarën dhe shpeshëherë elementi shqiptar është shfrytëzuar për "larje hesapesh" në mes atyre që dëshirojn...