KA ARDHUR KOHA E RADIKALIZIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË MAL TË ZI
Përfundoj edhe një vit i cili sa i përket realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, mund të karaktarizohet ashtu si edhe vitet e mëparshme, pra një vit i stagnimit dhe degradimit të të drejtave të tyre qytetare, njerëzore dhe kombëtare. Edhe përkundër faktit se partitë nacionale shqiptare rimuarën pushtetin në nivel lokal në komunën Ulqinit, në komunën vetme të plotë me shumicë shqiptare në Mal të Zi,megjithate, shqiptarët në Mal të Zi, në përgjithësi, kanë pësuar një kthim mrapa sa u përket zgjidhjes së të drejtave të tyre nacionale. Progresi i arritur i të drejtave të shqiptarëve ,jo vetëm në vitin e fundit që sapo përfundoj, por edhe gjatë dy dekadave të pluralizmit politik, mund të përshkruhet me thënien e njohur filozofike “Një hap përpara,dy mrapa”! Sa për ilustrim, po përmendim vetëm disa ligje të fundit që janë aprovuar nga qeveria apo kuvendi i Malit të Zi e që dëshmojnë për injorimin dhe mohimin t...